“Nuk ndodh kurrë që një kolege të të shkruajë fjalë zemre”- Luana Vjollca ndan me të gjithë mesazhin emocionues që mori

Bota e Yjeve

“Nuk ndodh kurrë që një kolege të të shkruajë fjalë zemre”- Luana Vjollca ndan me të gjithë mesazhin emocionues që mori

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:32
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka treguar se suksesi arrihet vetëm me punë dhe përkushtim e ndjekësit janë mbështetja e saj më e madhe.

Çdo ditë, moderatorja merr mesazhe pafund dhe mundohet që t’u kthejë përgjigje, pasi e shohim mjaft aktive në rrjete sociale.

Por, ditën e djeshme ajo është surprizuar nga një mesazh i një kolegeje.

Image

Evis Ahmeti, autorja dhe moderatorja e emisionit “Me zemër të hapur” i ka dërguar një mesazh shumë të bukur. Përveçse e komplimentin për emisionin, shkruan edhe se është vetë fanse e këtij formati argëtues.

Në mesazhin që është publikuar në Instastory nga Luana, shkruhet edhe diçka mjaft e veçantë.

Evisi i ka treguar se një shqiptare që jeton në Gjermani, i ka vendosur vajzës së saj të porsalindur emrin Luana, duke shtuar se jehona e emisionit të saj i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Image

“Nuk ndodh shpesh, për të mos thënë kurrë, që një kolege të të shkruajë pa të njohur, për më tepër vetëm për të të thënë fjalë zemre.

Mora leje ta postoja këtë mesazh, sepse është një shembull fantastik. Dhe sepse zemra më rrahu fort për lajmin e bebes me emrin Luana.

E paçi me jetë të gjatë e plot bekime e shëndet. Zoti ju bekoftë!”, shkroi Luana krah fotos së mesazhit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat