Mbajtën të fshehtë fëmijën e dytë, Jessica Biel dhe Justin Timberlake dëshirojnë që fëmijët e tyre të mos ndikohen nga fama

Bota e Yjeve

Mbajtën të fshehtë fëmijën e dytë, Jessica Biel dhe Justin Timberlake dëshirojnë që fëmijët e tyre të mos ndikohen nga fama

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:45
Jessica Biel dhe Justin Timberlake

Justin Timberlake është një nga yjet më të admiruar në të gjithë botën, por ai është gjithashtu një baba i dy fëmijëve.

Tani, këngëtari i “Suit&Tie” ka folur haptazi për jetën e tij publike dhe atë personale – veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tij.

Duke u shfaqur në Armchair Expert të Dax Shepard , Jessica dhe Justin diskutuan jetën e tyre në qendër të vëmendjes, e po ashtu edhe atë jashtë kamerave.

Gjatë emisionit, Timberlake tregoi se ai dhe gruaja e tij, Jessica Biel, mbrojnë fëmijët nga vëmendja e publikut dhe përpiqen t’u japin atyre një jetë normale.

 

“Unë përpiqem të jem i vetëdijshëm për t’u siguruar që mund të bëjmë një jetë ku nuk jemi çuditërisht privatë, por jemi të vetëdijshëm për t’u siguruar që ata mund të jenë fëmijë për aq kohë sa të jetë e mundur dhe të mos kenë peshën e dikujt tjetër që i trajton ndryshe për shkak të diçkaje që bëjnë prindërit e tyre”, Timberlake, 39 vjeç.

Image

Justin dhe Biel, 38 vjeçe, janë prindër të djalit Silas, 5 vjeç, dhe verën e vitit të kaluar mirëpritën djalin Phineas, pa ndonjë paralajmërim në media.

Çifti thuhet se e mbajtën të fshehtë shtatzëninë gjatë pandemisë sepse ata kaluan shumicën e kohës në Montana me djalin Silas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat