Justin Timberlake dëshiron të mbajë fëmijët larg famës, këngëtari zbulon arsyen e vendimit të tij

Bota e Yjeve

Justin Timberlake dëshiron të mbajë fëmijët larg famës, këngëtari zbulon arsyen e vendimit të tij

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:00
Justin Timberlake dhe Jessica Biebel

Justin Timberlake dhe bashkëshortja Jessica Biel dëshirojnë t’i mbajnë fëmijët e tyre larg vëmendjes së mediave, por për një arsye të mirë.

Këngëtari dhe aktori i njohur, i ftuar në podkastin “Armchair Expert” shpjegoi pse ai dhe Biel përpiqen të kufizojnë ekspozimin e fëmijëve të tyre.

“Dua tu siguroj që mund të jenë fëmijë për aq kohë sa është e mundur,”– u shpreh Timberlake. “Dhe të mos kenë peshën e të trajtuarit ndryshe për shkak se prindërit e tyre janë të famshëm.”

Çifti, i cili mirëpriti djalin e dytë në muajin korrik të vitit të kaluar, rrallë postojnë fotografi të fëmijës së tyre më të madh, Silas, në rrjetet sociale.

Ndërsa nuk na kanë prezantuar ende me foshnjën, ardhjen në jetë të së cilit e mbajtën të fshehtë.

Timberlake konfirmoi se mirëpriti në jetë Phineas vetëm një javë më parë.

“Unë do të të tregoj emrin e tij, është Phineas. Ai është i mrekullueshëm dhe është kaq i lezetshëm dhe askush nuk fle. Por ne jemi të mrekulluar. Jemi të ngazëllyer dhe nuk mund të jemi më të lumtur. Shumë mirënjohës”– tha këngëtari në një intervistë për The Ellen DeGeneres Show.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat