Rikthen sherrin', Ilda Bejleri ironizon publikisht Shakohoxhën

Bota e Yjeve

Rikthen sherrin', Ilda Bejleri ironizon publikisht Shakohoxhën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:13
Ilda Bejleri

Prej pak ditësh në media ka qarkulluar lajmi se Dritan Shakohoxha, drejtori i "Supersport" është larguar nga ky post. Përtej vërtetësisë së lajmit, pasi nuk ka ende një reagim nga personi në fjalë, ky lajm nxorri edhe njëherë në pah konfliktet dhe hatërmbetjet e të shkuarës. Bëhet fjalë për debatin mes Shakohoxhës dhe Ilda Bejlerit, kur kjo e fundit u largua pas 11 vitesh nga Digitalb.

Pak orë më parë, moderatorja postoi në Instastory-in e saj një foto të sajën, të marrë nga një faqe memesh në të cilën shkruante:

"Uau shkarkohet drejtori i "Supersport". Po këtë "drejtorin" kush e hoqi?"- ironizon Bejleri, duke iu kthyer historisë së gati dy viteve më parë.

Asokohe, u tha se në largimin e Bejlerit nga Digitalb kishte gisht dhe Dritan Shakohoxha, gjë e cila u pasua edhe me deklarata publike nga ana e të dyve.

"Konflikt s’ka pasur pse të ketë sepse jemi dy njerëz, secili në punën e vet. Në 11 vjet, nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë kështu që, ajo m’u duk e tepruar. Gjithsesi, vazhdon seriali “Burra që urrejnë gratë” nuk ka asgjë për t’u çuditur. Unë s’e kuptoj profesionin që ka [Shakohoxha] sepse një herë del menaxher gazetaresh, një herë menaxher futbollistësh, një herë brigadier, një herë drejtor, një herë komentator, kështu që i uroj të gjejë veten,” -u shpreh Ilda në shtator të 2019-ës.

Ndërkohë nga ana tjetër Shakohoxha u shpreh se në ishte ai dhe "djemtë e tjerë të stafit që e kanë marrë në televizion ashtu siç ishin po ata të cilët vendosën të largohej".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat