Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos i jep fund lidhjes me vajzën franceze

Bota e Yjeve

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos i jep fund lidhjes me vajzën franceze

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:58
 Anthony Çako

Ishte janari i vitit 2017- të kur Anthony Çako, djali i artistëve Inva Mula dhe Pirro Çakos, prezantoi për herë të parë të dashurën franceze, një bionde misterioze e shumë interesante.

Mes fotosh ai shkruante ‘Unë dhe e dashura ime’, duke e konsideruar veten të lidhur në “Instagram”-in e tij, ku bie në sy për postimet bardhezi, ku ekspozon fizikun plot tatuazhe.

E verën e atij viti, Anthpony tashmë që i ka kaluar të 25-at, e solli partneren për pushime në Shqipëri, ku u prezantoi me familjen e nënës Inva, dhe babait Pirro, tashmë të divorcuar. Anthony ra në sy me prezencën e tij në plazhin e Dhërmiut, pasi shfaqej i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe.

Image

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony ishte stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde super elegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata ishin njohur në Paris, qyteti ku Anthony vazhdon të jetojë, pavarësisht se të ty prindërit pas divorcit e lanë Francën dhe u kthyen të jetojnë në Tiranë, i pariPirro dhe vite më vonë, Inva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat