“Ky është diskriminim dhe poshtërim!”- Modelja nuk lejohet të udhëtojë për shkak të veshjes! Ja çfarë u detyrua të bënte

Bota e Yjeve

“Ky është diskriminim dhe poshtërim!”- Modelja nuk lejohet të udhëtojë për shkak të veshjes! Ja çfarë u detyrua të bënte

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Isabelle Eleanore

Një modele australiane u detyrua të vishte një jelek që të mund të hipte në aeroplan për të nisur udhëtimin nga Goald Coast për në Melburn.

Isabelle Eleanore kishte veshur një bluzë të zezë, e cila i ngjante reçipetave e për këtë arsye, një stjuardese i kërkoi të mbulohej, raporton “Daily Mail”.

Modelja vendosi të informonte të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale për këtë ngjarje.

Ajo zbuloi se nuk kishte ndaluar të vishte jelekun, kështu një tjetër punonjës në avion e kishte detyruar ta bënte.

“Ata bënë një skenë të madhe kur hipa në avion dhe më bënë të pres para të gjithëve gjatë kohës që kërkonin për të gjetur diçka për të më mbuluar. Pastaj më duhej të ecja deri në vendin tim me këtë jelek. Ky është diskriminim dhe poshtërim.

Mesa duket, gjoksi im është i madh dhe nuk mund të udhëtoja në këtë aeroplan pa u mbuluar. Jam e sigurt se nëse do të kisha gjoks të vogël, veshja ime nuk do të ishte problem”, tha ajo.

Në momentin që punonjësi i gjeti jelekun për të veshur, Isabelle shkroi:

“Shyqyr Zotit që ajo gjeti diçka për të mbuluar lëkurën time të ndyrë mëkatare”.

Këtë incident modelja e cilëson si një shkelje të lirisë. Ajo shtoi se ndihej “e viktimizuar” dhe “e degraduar”, dhe se e pranoi jelekun nga frika se mund të dëbohej nga avioni.

Linja ajrore “Jetstar” më vonë e telefonoi Isabelle për t’i kërkuar falje për mënyrën se si e trajtuan situatën.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat