Dukej perfekte, por Blake Lively rrëfen të vërtetën e trishtë që fshihej pas kësaj veshjeje

Bota e Yjeve

Dukej perfekte, por Blake Lively rrëfen të vërtetën e trishtë që fshihej pas kësaj veshjeje

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Blake Lively

Sipas “Cosmopolitan”, Lively ka rrëfyer së fundmi një nga anët e panjohura të saj: mënyrën si është ndjerë pak kohë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Si shumë nëna, ajo nuk ndihej rehat në trupin e saj pas lindjes.

“Unë bashkova një këmishë dhe fustan për ta bërë këtë veshje të bukur,” mbishkroi një “Instastory” të një fotoje nga paraqitja e saj në janar të 2020-ës në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

“Sepse askush nuk kishte mostra që më përshtateshin pas lindjes. Dhe, po ashtu, shumë rroba nga dyqanet nuk më përshtateshin. Shumë!

Image

Nuk u dërgon një mesazh të bukur grave kur trupat e tyre nuk përshtaten me ato që markat kanë për të ofruar. Është tjetërsuese dhe konfuze. Dhe uroj të ndihesha po aq e sigurt atëherë si tani, një vit më vonë duke parë prapa.

Ai trup më dha një fëmijë dhe po prodhonte të gjithë ushqimin e foshnjës. Sa mrekulli e bukur! Por në vend që të ndihesha krenare, ndihesha e pasigurt. Thjesht sepse nuk më bënin rrobat. Sa marrëzi është kjo në retrospektivë“.

Blake mirëpriti vajzën e saj të tretë, Betty, 16 muajshe, me bashkëshortin Ryan Reynolds në vitin 2019. Ata janë gjithashtu prindër të vajzave James, 6 vjeçe dhe Inez, 4 vjeçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat