Adelina Berisha feston ditëlindjen, merr urime të përzemërta nga fansat në fotografinë tërheqëse

Bota e Yjeve

Adelina Berisha feston ditëlindjen, merr urime të përzemërta nga fansat në fotografinë tërheqëse

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:32
Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në ditën e saj të veçantë, Adelina publikoi për fansat një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në një banak duke festuar me plot ”shoots”.

“Është ditëlindja ime”, shkroi Berisha në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqej mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @adelinnaberisha

Ndërkohë, urimet e shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente nuk kanë munguar.

Përndryshe, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat këngën e saj të re me titull “Valla”.

Ndonëse i takon një moshe të re, Adelina Berisha ka një karrierë disavjeçare dhe numëron plot vite në skenën e muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat