“Sot më theve zemrën”, Adrola Dushi humb personin e shtrenjtë të familjes

Bota e Yjeve

“Sot më theve zemrën”, Adrola Dushi humb personin e shtrenjtë të familjes

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 10:58
Adrola Dushi

Sot është një ditë e hidhur për modelen Adrola Dushi, pasi ajo ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.

Vetë Adrola e ka dhënë këtë lajm të hidhur në rrjete sociale, duke treguar se ka humbur gjyshen e saj.

Me një postim në InstaStory, Adrola na i theu zemrat me fjalët që i dedikoi të ndjerës.

“E di që kam qenë çdo natë pjesë e lutjeve të tua, por sot më theve zemrën. Pusho në paqe! Do shihemi sërish gjyshe!”- shkruan ajo.

Momentalisht, Adrola ndodhet në Shtetet e Bashkuara, atje ku ka edhe familjen e saj. Ajo është zhvendosur prej kohësh në këtë vend për të vazhduar jetën me të birin, Troin dhe për të ndjekur karrierën si modele.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat