“Ia prezantova familjes gjysmë ore pasi e kisha njohur në ‘Facebook’”- Blero Muharremi dhe Afrona Dika ndajnë me të gjithë detaje të pazbuluara nga marrëdhënia e tyre

Bota e Yjeve

“Ia prezantova familjes gjysmë ore pasi e kisha njohur në ‘Facebook’”- Blero Muharremi dhe Afrona Dika ndajnë me të gjithë detaje të pazbuluara nga marrëdhënia e tyre

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:18
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Afrona Dika dhe Blero Muharremi po jetojnë një histori dashurie në distancë prej 6 vitesh tashmë.

Modelja jeton në Zvicër, ndërsa këngëtari në Kosovë, për shkak të angazhimeve që ka secili.

Çifti ishte i ftuar dje tek “Rudina”, ku treguan detaje, të cilat nuk i dinim më parë për marrëdhënien e tyre.

Blero zbuloi se ishin njohur nëpërmjet ‘Facebook’ dhe vetëm gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën, e prezantoi me familjarët e tij.

“Atë natë që filluam të komunikonim në ‘Facebook’ isha në Gjermani me familjen, tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën, më çoi një foto.

Shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë: ‘Ndaluni veç pak, a po ju pëlqen kjo?’ Ata thanë: ‘O sa e bukur!’. Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë.

Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam shkuar tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”,- tregoi Blero.

Këngëtari shtoi se të nesërmen duhej të kthehej në Prishtinë, por kishte ndërruar mendje dhe ishte nisur për në Zyhri që të takonte Afronën në aeroport.

Po atë ditë, Blero publikoi një foto me Dikën edhe në rrjete sociale.

Image

Afrona pranoi se ka qenë ajo më xhelozja në marrëdhënie, por tashmë është mësuar dhe është më e qetë.

Çifti tha gjithashtu se kanë 14 vite diferencë me njëri-tjetrin, aq sa ç’kanë edhe prindërit e Afronës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat