“Ishte i përpiktë”- Aktorja e famshme dhe këngëtari bëhen prindër për herë të parë, mirëpresin në jetë djalin. Zbulojnë emrin

Bota e Yjeve

“Ishte i përpiktë”- Aktorja e famshme dhe këngëtari bëhen prindër për herë të parë, mirëpresin në jetë djalin. Zbulojnë emrin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:22
Aktorja e famshme, Mandy Moore

Aktorja e famshme, Mandy Moore ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë.

Moore zbuloi në një postim në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj, Taylor Goldsmith, janë bërë prindër të një djali.

“Gus është këtë”- shkroi ajo krahas imazhit të vogëlushit, të cilit nuk ia zbuloi fytyrën.

Image

Më pas shtoi: “Djali ynë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë në datën e planifikuar të lindjes, për të kënaqur prindërit e tij.”

Aktorja u shpreh gjatë një interviste në janar se kishte pritshmëri të mëdha për fëmijën e saj.

“Dua të rris një djalë inteligjent, feminist, të dashur, të dhembshur, i cili respekton gratë dhe i kupton kufijtë,”- tha ajo për Romper.

Gjithashtu lavdëroi bashkëshortin, liderin e grupit Dawes, duke thënë se ka lindur për tu bërë baba.

“Mendoj se ka lindur për tu bërë baba. Ai është duke u përgatitur për këtë. Në mëngjes, është qesharake, por unë zgjas dorën drejt telefonit, ndërsa ai drejt librave për fëmijë që po lexon”– përfundoi aktorja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat