Jona Spahiu na tregoi prapaskenën epike të kësaj fotoje me Frenklin në Instagram!

Bota e Yjeve

Jona Spahiu na tregoi prapaskenën epike të kësaj fotoje me Frenklin në Instagram!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Jona Spahiu dhe Frenkli

Moderatorja Jona Spahiu është tepër aktive në rrjete sociale dhe ka vendosur që jetën e saj private ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo tregon momente të ndryshme të përditshmërisë, pjesa më e madhe e së cilës kalon me të voglin Raiden.

Por, Jona di të jetë si një mama ashtu edhe një bashkëshorte e shkëlqyer dhe nuk janë të pakëta edhe postimet me partnerin në Instagram.

Moderatorja tregon si çohet në mes të natës për t’i përgatitur bukë bashkëshortit, sa shumë ngacmojnë njëri-tjetrin dhe e duan njëri-tjetrin.

Mirëpo, fotot apo videot që shohim në Instagram kanë edhe prapaskena, siç ishte kjo e pozës së sotme.

Fillimisht, Jona ndau një foto në pasqyrë me Frenklin, por më vonë na tregoi ç’ndodhi në të vërtetë teksa shkrepej. Duket se Jona e ka lodhur partnerin me foto, pasi ai s’mund të largohej pa shkrepur një foto të hajrit.

Ndaj në video, ai dëgjohet t’i thotë Jonës:

“Hëmi nuse praa.. Shih shih..”, fjalë që e kanë bërë Jonën të qeshë.

“Realiteti. Ngrini zërin.”- shkruan Jona krahas videos kaq të lezetshme. Në fakt, ata të dy janë veshur matchy-matchy dhe duken tamam couple goals! 

Image
Jona Spahiu dhe Frenkli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat