“Unë gati e copëtova shtyllën kurrizore”, personaliteti i njohur televiziv flet pas aksidentit me biçikletë

Bota e Yjeve

“Unë gati e copëtova shtyllën kurrizore”, personaliteti i njohur televiziv flet pas aksidentit me biçikletë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:44
Simon Covell

Në gusht të vitit 2020, ai u dërgua me urgjencë në spital për t’iu nënshtruar gjashtë orëve operacioni pas një aksidenti me biçikletë në shtëpinë e tij në Malibu.

Gjashtë muaj më vonë Simon Covell ka folur për thyerjen e shpinës për herë të parë që nga incidenti tronditës.

Bosi i X Factor pranoi se nuk mund ta kalonte këtë krizë pa mbështetje e të dashurës Lauren Silverman dhe djalit Eric të cilët e quajtën njeri të hekurt kur e panë për herë të parë me shufra dhe vida pas operacionit.

“Mund të ketë qenë shumë më keq. Kur pashë rrezen X, me të vërtetë gati se mund të kisha bërë shpinën në copa, kështu që fjalë për fjalë nuk do të kisha qenë në gjendje të ecja”, ka thënë ai.

Duke folur për kohën e tij në spital, gjyqtari i BGT u shqetësua për mbështetjen që mori nga e dashura e tij Lauren dhe djali i tyre.

Image

Simon shtoi: “Në fakt, Eric dhe Lauren  ishin jashtë spitalit gjatë gjithë natës, më kujtohet. Edhe ajo edhe Eric, ata ishin si mbështetja ime. Nuk mund ta kisha kaluar atë pa ata”.

Simon shpjegoi se kthimi i tij në shtëpi nga spitali nuk ishte i lehtë përveç tjerash ishte i shqetësuar për reagimin e djalit të tij.

Ai tha: “Gjëja më e vështirë ishte, dhe ia thashë këtë Lauren kur dola nga spitali … Unë isha shumë i zënë ngushtë për të ardhur në shtëpi duke kërkuar rreth 100 gjëra sepse unë nuk mund të ecja dhe unë kam këto shufra metalike në shpinë time dhe këto vida”.

Image

Tani, gjashtë muaj më vonë, Simon është përsëri në punë, dhe ai e pranon se është krenar që America’s Got Talent vazhdoi pa të.

Ai qeshi: “Ata ishin pothuajse shumë të mirë. Po shikoja shfaqjen duke menduar: “A nuk mund të jenë të shkëlqyeshëm?” dhe ishin te mrekullueshëm.”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat