Arbenita na paska treguar me kohë që është shtatzënë, por askush nuk e paska kuptuar

Bota e Yjeve

Arbenita na paska treguar me kohë që është shtatzënë, por askush nuk e paska kuptuar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Arbenita Ismajli

Disa ditë më parë Arbenita Ismajli konfirmoi publikisht se është shtatzënë dhe se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo pranoi se është në pritje të ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”. Modelja publikoi për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihej e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe xhinse. Menjëherë pas konfirmimit, miqtë dhe fansat nxituan ta urojnë Arbenitën për shtatzëninë.

Në sy ra dhe komenti i babait të ardhshëm, Feros, që la në postimin e partneres figurën e një fytyre me sy me zemra.

Më pas me një foto nga dita e celebrimit të dashurisë së saj me Feron, ajo zbuloi se është në muajin e tetë të shtatzënisë. Kjo do të thotë se fëmija i saj dhe i reperit do të vijë në jetë më shpejt nga ç’e mendonim ne, në muajin mars.

Për gjithë këto kohë Arbenita ka arritur ta fshehë shtatzëninë e saj në formën më të mirë të mundshme. Në rrjete sociale ajo ka publikuar foto të saj të vjetra, por një pjesë prej tyre duket se janë bërë edhe gjatë kohës që ajo ka qenë shtatzënë, por barku nuk i dukej ende. Së fundmi Arbenita ka publikuar në Instagram një foto të saj, ku barku i duket i sheshtë dhe ka sfiduar ndjekësit e saj ta gjejnë sa muajshe ka qenë aty.

Në këtë foto Arbenita ka qenë në fillimet e shtatzënisë së saj, më ekzaktësisht 3-muajshe. Ndërkohë edhe sot që është drejt fundit të pritjes së ëmbël, Arbenita duket në formë perfekte fizike dhe me siguri shumë shpejt ajo do t’ju rikthehet linjave të saj, pasi të sjellë në jetë vajzën që po pret.

Image
Arbenita Ismajli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat