“Njerëz të pazotë!”- Xhensila Pere thumbon publikisht moderatoren shqiptare së cilës i “vodhi” emisionin

Bota e Yjeve

“Njerëz të pazotë!”- Xhensila Pere thumbon publikisht moderatoren shqiptare së cilës i “vodhi” emisionin

Më: 1 mars 2021 Në ora: 10:40
Xhensila Pere

Pas largimit të Xhesi Mucajt nga emisioni “Dy Botë”, në vend të saj erdhi të moderonte Xhensila Pere.

Lidhur me këtë ngjarje, modelja ka hedhur dje një thumb publikisht për Xhesin.

Teksa ishte e ftuar në “ExPlus”, moderatorja u pyet se emisionin e kujt kishte marrë, mirëpo përgjigja e Xhensilës ishte e menjëhershme.

Image

“Unë nuk marr emisione, se nëse ka njerëz të pazotë që nuk dinë ta mbajnë nuk është faji im. Po më uroi patjetër, por kishte një formë shumë të çuditshme urimi, më hoqi nga followers-at.

Ky ishte urimi, megjithatë e përshëndesim Xhesin, i urojmë shtatzëni të mbarë! Me një çun ishallah, meqë e kemi fiksim ne shqiptarët çunat”,- tha Pere.

Image

Ndërkohë, Xhesi zbuloi pak kohë më parë se është në prite të ëmbël. Me anë të një postimi në Instagram, ajo shfaqej me partnerin, teksa tregonte barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja zbuloi edhe gjininë e fëmijës që do të sjellë në jetë: një djalë.

Image

Aktualisht, ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat