Demet Ozdemir rrëfen ditët e trishta të fëmijërisë: Kishim frikë nga babai, ulnim kokën...

Bota e Yjeve

Demet Ozdemir rrëfen ditët e trishta të fëmijërisë: Kishim frikë nga babai, ulnim kokën...

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:59
Demet Ozdemir

Një nga aktoret turke me të dashura dhe më të njohura në Shqipëri, është padyshim Demet Ozdemir, e cila ka pasur role në disa nga telenovelat turke të ndjekura masivisht nga shqipëtarët.

Së fundmi ajo luan në ‘Shtëpia ime, fati im’ ku paraqitet si Zejnep.

Mirëpo, në një deklarët të fundit, aktorja ka rrëmbyer jo pak vëmendjen e ndjëkësve, teksa është rikthyer në fëmijërinë e largët.

Dhe me sa duket, fëmijëria nuk është një periudhë shumë e dashur për aktoren pasi ajo nuk ruan kujtime të bukura.

Dhuna në familje, duket se është një nga plagët e fëmijërisë së Demet, pasi ajo ka rrefyer së fundmi, si kurrë më parë, dhunën psikologjike të ushtruar në familje nga babai i saj, i cili sipas aktores ishte shumë i rreptë dhe të gjithë e kishin frikë.

Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka rrëfyer aktorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat