“Do të ketë dhimbje, hakmarrje, pasion, seks…”- Ronela Hajati vjen me një album të ri pas 20 vitesh karrierë, ja detajet e këtij projekti

Bota e Yjeve

“Do të ketë dhimbje, hakmarrje, pasion, seks…”- Ronela Hajati vjen me një album të ri pas 20 vitesh karrierë, ja detajet e këtij projekti

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:29
Ronela Hajati

Prej pothuajse një viti, Ronela Hajati nuk qe aktive në industrinë e muzikës, duke mos sjellë projekte të reja për fansat e saj.

Këngëtarja tregois e gjatë kësaj periudhe i është përkushtuar vetes dhe se kishte nevojë për një pushim.

Mirëpo, ditën e sotme Hajati ndau një lajm të gëzueshëm me të gjithë. Ajo do të publikojë së shpejti një album vizual, i cili vjen pas 20  vitesh karrierë nga këngëtarja.

Titulli i albumit është “Rron” dhe Ronela zbuloie dhe arsyen e kësaj përzgjedhjeje:

“’Rron’ nga Rron- Ela… Kuptimi i emrit tim që ma ka vendosur babai im! Që edhe pasi të ikim, të rrojnë gjërat që lëmë pas…”, shkroi si fillim Hajati.

Më pas, ajo zbuloi se në këtë album është vetë kantautore, pra muzika dhe tekstet janë krijuar nga ajo me shumë dashuri dhe se në total, ai do të përmbajë 10 këngë.

“’Rron’ do të jetë një album visual që vjen pas 20 vitesh karrierë, muzikë, piano, dhe çdo ditë që ia kam dedikuar asaj.

‘Rron’ do të ketë 10 kënge, të gjitha të shoqëruara me video në dy pjesë me 5 këngë.

‘Rron’ do të ketë dhimbje, hakmarrje, pasion, seks, aventurë, qejf, telefonata, mall, aheng, por mbi të gjitha, do të ketë dashuri!

Dashuri për të gjithë ju që më keni dhënë duke më shtuar forcat për t’i mbijetuar një tregu sa kaotik dhe të vështirë dhe po aq të parezistueshëm për mua!

Kënga e parë “PROLOGUE”, që është dhe intro e albumit do të publikohet më 15 mars… Një këngë që shpreh dualizimet e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.

Kënga e dytë ‘Shumë i mirë’, publikohet më 10 prill dhe kënga e tretë, ‘Aventura’, publikohet më 1 maj…

Në fund maji dhe fillim qershori dalin dhe dy këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime. Më pas pjesa e dytë fillon në shtator, duke mos pëjashtuar daljen e ndonjë kënge tjetër jashtë albumit.

Kam punuar me gjithë shpirt dhe jam e sigurt që do ketë materiale për çdo grupmoshë, për çdo shije.

Në këtë album, jam kantautore. Të gjitha tekstet dhe muzika janë të miat, por nuk mund të le pa falënderuar të gjithë studio që punoj e që më kanë dhënë një ndihmë të madhe, duke ma lehtësuar e zbukuruar punën!”,- shkroi Ronela krahas fotos që publikoi në Instagram.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat