Misteri i divorcit/ Pas “arratisjes” së Tunës shtatzënë, Patris Berisha humb shpresat dhe nis të dalë në takim me…

Bota e Yjeve

Misteri i divorcit/ Pas “arratisjes” së Tunës shtatzënë, Patris Berisha humb shpresat dhe nis të dalë në takim me…

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:31
Patris Berisha dhe Tuna

Patris Berisha argëtohet në shoqërinë e vajzave seksi, po Tuna Sejdiu? Kjo ishte pyetja që ngritën para dy ditësh mediat e Kosovës, duke rikthyer dhe një herë në vëmendje misterin e divorcit problematik të këngëtares Tuna Sejdiu nga muzikanti Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës.

Dy muaj pasi Tuna dhe Patrisi u përfolën për ndarje aspak paqësore, Patrisi mbledh mendjen se s’ka kthim më pas dhe nis të dalë me vajza të tjera për njohje.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por një nga postimet e fundit të Tunës në “Instastory” i bëri të gjithë të mendojnë se ajo që ka shkruar është një “mesazh i koduar” në adresë të ishburrit, Patrisit.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, ishin fjalët që këngëtarja kishte shkruar.

E kjo deklaratë erdhi pasi Tuna hoqi Patrisin nga njerëzit që djali i tyre, Tiani, ndiqte në “Instagram” dhe madje i ndryshoi edhe mbiemrin. Ky fakt e acaroi më shumë situatën dhe e detyroi të bënte postime i mbështetur në këtë rast edhe nga vëllai, Roberti, se Tiani kishte realisht vetëm një mbiemër dhe ai ishte mbiemri i babait, dhe jo i nënës.

Image

E në kulmin e situatës, “drama” u shoqërua me fotot e Tunës dhe djalit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe lajmin se ajo është shtatzënë për herë të dytë. Pas këtyre thashethemeve i ftuar në “Soiree”, Patrisi u shpreh për marrëdhënien që kishte aktualisht me Tunën se “është e komplikuar”, duke shtuar se nuk ishin as të ndarë e as bashkë.

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha. Lidhur me heqjen e mbiemrit të tij nga “Instagram”-i i Tianit, Robert dhe Patris Berisha thanë njëzëri: “Renee dhe Tian Berisha deri në vdekje”.

Mirëpo, teksa situata është “complicated”, Patrisi është parë duke u argëtuar në shoqërinë e vajzave seksi dhe duket se s’po e vret aspak mendjen për marrëdhënien me Tunën.

Në një story në “Instagram”, Patrisi shihej me një mik të tij basketbollist dhe dy vajzat seksi, Shkenda Dubovën dhe Xhuli Nurën. Ndërkohë, siç kemi parë në rrjetet sociale, Tuna është zhvendosur në SHBA dhe arsyeja, sipas emisionit “Show time”, është për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë, dhe që ta presë atje në jetë fëmijën e saj të dytë.

Image

Gjinia nuk dihet ende sipas të njëjtave burime, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, teksa në Kosovë e Shqipëri vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha.

Ndërkohë, “Prive” zbuloi të tjera detaje nga jeta e Tuna Sejdiut pas ndarjes nga bashkëshorti. Përveç arsyeve personale dhe profesionale, ata thanë se është në kontakt me producentë të njohur, si ishtë dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve.

“Tash vetëm me e-mail komunikojmë, se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me email se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në email e fshin dhe e shkruan prapë, dhe kështu e mban raportin të shëndoshë!”, tha Patrisi duke dhënë detaje rreth situatës pas largimit të saj në SHBA.

Gjatë këtij rrëfimi, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dora e fashuar e Patrisit, i cili u justifikua se i kishte rënë derës, prandaj edhe e kishte vrarë kaq shumë.

Image

“Ajo dera nuk ishte e butë”, u shpreh Patrisi teksa shtoi detajin se kishte 1 muaj me dorën e vrarë, që përkonte fiks me ditët kur i kishte dhënë fund me Tunën. Se çfarë kishte ndodhur që e kishte çuar Patrisin në momente nervash t’i binte derës, këtë nuk dimë ta themi dhe as ai vetë nuk e shpjegoi.

Kujtojmë që tymi kësaj historie i doli në fillim të dhjetorit 2020, ku këngëtarja u largua nga Prishtina, u kthye në vendlindjen e saj në Shkup dhe ndryshoi mbiemrin e djalit në rrjetet sociale.

HISTORIA PËRSËRITET SI 1 VIT MË PARË, ZAKONI I TUNËS PËR T’I IKUR BURRIT NGA SHTËPIA

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha jo rrallëherë kanë qenë në kopertinat e mediave rozë për një ndarje të mundshme, por çifti gjithmonë dilte me ndonjë deklaratë për ta mohuar këtë gjë. Kujtojmë që e njëjta histori ndarjeje mes saj dhe Patrisit ndodhi një vit më parë, kur Tuna bëri të njëjtën gjë që si duket e ka zakon, të marrë valixhet dhe t’i ikë burrit nga shtëpia.

Tuna, e cila në biografinë e saj kishte shtuar mbiemrin e burrit, Altuna (Sejdi) Berisha, para një viti e riktheu mbiemrin e saj të vajzërisë në “Instagram”. Ashtu si këtë herë ajo la Prishtinën për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve në Maqedoni. E pas kësaj ndarjeje që erdhi nga mosmarrëveshjet e shpeshta të çiftit, Tuna vendosi vitin e kaluar të largohej për disa ditë pushime me djalin e saj në Republikën Domenikane.

Kujtojmë që krizën e fortë çifti e pati në vjeshtën e vitit 2019-të. Vetëm një javë pasi Robert Berisha deklaroi divorcin nga partnerja e tij prej 14 vitesh, Nora Istrefi, nisi të qarkullonte lajmi se edhe çifti tjetër brenda familjes ishte në krizë. Dyshimet lindën pasi Tuna u pa të pushonte pa Patrisin në ishullin afrikan Mauritius në Oqeanin Indian, nga ku po postonte foto e video të aventurave atje.

Duke u nisur nga lajmet që nisën të qarkullonin në portale, Tuna bëri statusin se “në 2019-ën, robi mund të pushojë edhe vetëm”, por e la në dyshim çështjen e Patrisit. Sipas miqve të çiftit, është pak e çuditshme që Tuna dhe Patrisi të pushojnë të ndarë, që do të thotë se ata ishin ndarë. 35-vjeçarja u nis me pushime vetëm me djalin dhe kjo ishte shenja e qartë se ajo ishte grindur me Patrisin.

Image

E nëse do kërkojmë sërish në të shkuarën, këngëtarja nga Shkupi u përfol për ndarje nga instrumentisti i muzikës klasike nga Prishtina, Patrisi, pas një krisjeje të fortë që patën në 2017-ën dhe një tjetre vjeshtën e 2018-ës.

Në atë kohë, mediat e komentuan Tunën si “nusja që futi në sherr vëllezërit Berisha, nga konflikti për fëmijën jashtë martese, deri te zënia me forcë e banesës”.

Kujtojmë që konflikti në familjen e vëllezërve muzikantë Berisha, Robert dhe Patris, ishte kryetema e mediave për javë të tëra. Pas deklaratës në ekran të bashkëshortit të Tuna Sejdiut se “Vëllau është si shkjau”, i cili mbante anën e gruas në këtë konflikt të brendshëm familjar, pati shumë komentues, të cilët e konsideruan këtë një deklaratë nga më të fortat që vëllai mund të bëjë për vëllanë.

Kujtojmë që Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha u martuan në janar të vitit 2017, fiks katër vite më parë. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e tyre e dashurisë, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u celebruan gjatë një ceremonie shumë private, që u mbajt në Prishtinë.

Çifti, që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, u kurorëzuan zyrtarisht si çift në Komunën e Prishtinës në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohej. Tuna vendosi të lidhte kurorë në mënyrë simbolike. Në atë kohë u fol se ceremonia e dasmës që kishin planifikuar me miqtë kishte dështuar, për arsye që s’u bënë të ditura.

Burime të afërta të çiftit thanë se ata kishin planifikuar dy festa, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh dështuan. Deklarata e parë e dashurisë së Patrisit për Tunën ishte para festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa ai shkruante: “Zemër! Sonte ‘DUAM’ do të ndjehet brenda trupit tim, tëndit dhe bebushit tonë, në shtratin e barkut tënd, më fuqishëm se kurrë! Të DUA! Toi, toi, toi”.

Këngëtarja nga Shkupi nisi lidhje të re me vëllanë më të vogël të Robert Berishës, direkt pas ndarjes nga reperi Cozman, ndërkohë që të shohim nëse këtë herë janë shkëputur përfundimisht apo mund të kenë një tjetër rikthim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat