Modelja seksi divorcohet nga bashkëshorti për herë të tretë: Jam e lirë!

Bota e Yjeve

Modelja seksi divorcohet nga bashkëshorti për herë të tretë: Jam e lirë!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:14
Katie Price

Katie Price është divorcuar nga Kieran Hayler dhe ka deklaruar se tashmë ndihet “e lirë”.

Letrat e divorcit janë nënshkruar nga të dy yjet, tre vjet pasi ata nisën të dilnin bashkë, shkruan “Mirror”.

Ndarja mes tyre ka qenë miqësore dhe kanë vendosur që të kenë kujdestari të përbashkët për dy fëmijët e tyre, Bunny dhe Jett, të cilët janë fëmijët më të vegjël të Katie-t.

Modelja seksi, 42 vjeç, tha për divorcin:

“Më në fund, ne kemi nënshkruar letrat e divorcit. Jam shumë e lumtur që jam e lirë nga kjo martesë”.

Image

Ajo gjithashtu nuk nguroi t’i uronte “fat” ish-bashkëshortit të saj.

“E vetmja gjë e mirë që më ndodhi nga kjo martesë ishin fëmijët e mi. Tani mundtë vazhdoj jetën time me gjithë të këqijat, Gjithçka mund të bëj është t’i uroj fat. Mezi pres të vazhdoj jetën time me Carl”.

Tani kieran është i lirë të martohet me të fejuarën e tij Michelle Penticost.

Ndërkohë, nëna e pesë fëmijëve, ka vendosur të martohet me Carl Woods.

Ata nuk janë fejuar ende, por deklarata e modeles nënkupton se gjërat mes tyre po shkojnë në një tjetër nivel.

Katie dhe Kieran dolën publikisht bashkë në mars të vitit 2018. Megjithatë ata nisën të dilnin bashkë që në vitin 2013.

Vetëm dy muaj pas takimit ata vendosën të fejoheshin dhe më pas u martuan në Bahamas.

Por, Katie u tradhtua nga Kieran dhe kjo ishte arsyeja e divorcit mes tyre.

Image

Për modelen, ky është divorci i tretë. Martesa e saj e parë me Peter Andre përfundoi në 2009-ën dhe patën dy fëmijë bashkë.

Më pas ajo u martua me Alex Reid, marrëdhënie që po ashtu nuk zgjati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat