Prej kohësh single, Ronela Hajati: Më mungon të bie në dashuri…

Bota e Yjeve

Prej kohësh single, Ronela Hajati: Më mungon të bie në dashuri…

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:28
Ronela Hajati

Javën e kaluar, Ronela Hajati zbuloi se do të publikojë një album të ri vizual, tekstet dhe muzikën e këngëve të të cilit i ka krijuar vetë ajo.

Ky projekt vjen pas 20 vitesh karrierë dhe albumi do të titullohet “Rron”, nisur nga emri i këngëtares që ia ka zgjedhur babai, si dhe për arsyen që gjërat të rrojnë edhe pasi të mos jemi më në këtë botë.

Ndërsa i është përkushtuar karrierës, artistja prej kohësh është single dhe këtë e ka pranuar edhe gjatë bashkëbisedimeve me ndjekësit në Instagram.

Image

Nisur nga kjo, këngëtarja ka publikuar disa video, ku shihet në makinë teksa në sfond dëgjohet kënga e Will Smith, “Dancing with a stranger”.

Mirëpo, krahas njërës prej videove, Ronela shkroi: “Më mungon të bie në dashuri…”.

Image

Ndonëse asnjëri nuk e pranoi publikisht, Ronela dhe Young Zerka janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin dhe që kur kjo mori fund, këngëtarja nuk ka nisur asnjë romancë të re.

Ditën e sotme, Hajati do të xhirojë për njërën nga këngët e albumit “Rron”, por shiu duket se ia ka vështirësuar punën.

“Çdo herë që xhiroj, diçka e keqe ndodh, si për shembull ky shi ‘idiot’”,- shkroi këngëtarja në një status në Instastory.

Në të njëjtën kohë, ajo publikoi edhe një foto pa make up dhe e veshur thjesht, teksa krahas saj shkroi: “Xhirime sot! Doja shumë të isha ngrohtë dhe në gjumë, por populli thërret!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat