Jennifer Garner flet për ndryshimet trupore pas lindjes së fëmijëve dhe thashethemet për shtatzëni në moshën 48 vjeçare

Bota e Yjeve

Jennifer Garner flet për ndryshimet trupore pas lindjes së fëmijëve dhe thashethemet për shtatzëni në moshën 48 vjeçare

Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:16
Jennifer Garner

Jennifer Garner ka folur haptazi për ndryshimet trupore pasi lindi tre fëmijë dhe si është të shmangësh thashethemet rreth një shtatzënie të mundshme pas të 40-ve.

Ylli i “13 Going on 30” ndan djalin Samuel, 9 vjeç, dhe vajzat: Violet, 15 vjeçe dhe Seraphina, 12 vjeçe, me ish-partnerin Ben Affleck.

Në një shfaqje të fundit në “Happy Mum, Happy Baby”, Garner ka folur për ndryshimet trupore që ka pësuar pas lindjes së fëmijëve.

Image

“Janë disa gra të mahnitshme, linjat trupore të së cilave janë që pa marrë parasysh sa fëmijë kanë, ato janë pa bark”, tha ajo. “Unë njoh shumë prej tyre dhe jam e lumtur për to, por unë nuk jam një prej atyre”.

Garner, 48 vjeçe, thekson se akoma punon mjaft shumë në palestër për të qenë në formë.

“Unë mund të jem me të vërtetë në formë dhe do të dukem akoma si një grua që ka pasur tre bebe, dhe gjithmonë do të jem”, deklaron ajo.

Image

Jennifer tutje shton se akoma ka spekulime se është në pritje të ndonjë fëmije.

“Unë jam 48 vjeçare dhe jam beqare, këto gjëra po ndodhin akoma”.

Aktorja e “Miracles of Heaven” ka hedhur poshtë thashethemet për një pritje të ëmbël edhe gjatë vitit që lamë pas.

“Unë kam tre fëmijë të shëndetshëm dhe nuk do të jem më kurrë shtatzënë”, tha ajo në një deklaratë të bërë në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat