“Deshën, s’deshën të zotët e punës, Ansi e vendosi”- Djali i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit publikon foton me të vëllanë në krahë, i zbulon emrin

Bota e Yjeve

“Deshën, s’deshën të zotët e punës, Ansi e vendosi”- Djali i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit publikon foton me të vëllanë në krahë, i zbulon emrin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 00:07
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani mirëpritën të shtunën në jetë djalin e tyre të dytë.

Çifti i njohur zbuluan lajmin në rrjetet sociale, teksa ndanë me ndjekësit një foto të vogëlushit.

“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”– shkroi Andrra Destani krahas imazhit të djalit, të cilit u sigurua t’i mbulonte imazhin.

Image

Dhe tani çifti kanë zbuluar emrin e të porsalindurit që ia ka zgjedhur pikërisht vëllai i tij i madh Ansi.

Ai publikoi një foto me të, teksa e mbante në krahë dhe shkroi: “Mirë se erdhe ne jetë, vëllai im i vogël Ayan.”

Sinan Hoxha tregoi se ishte Ansi që ia përzgjodhi emrin, pavarësisht nëse donin apo jo “të zotët e punës”.

Image

“Deshëm, s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin vëllait”- shkroi këngëtari, krahas fotos së dy djemve të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat