Kim Kardashian ndërton një mini qytet për fëmijët brenda oborrit të shtëpisë dhe pamjet janë mahnitëse

Bota e Yjeve

Kim Kardashian ndërton një mini qytet për fëmijët brenda oborrit të shtëpisë dhe pamjet janë mahnitëse

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:41
Kim Kardashian

Nëse edhe ju keni menduar se dizajni i shtëpisë së Kim Kardashian nuk është aspak i përshtatshëm për fëmijët e saj të vegjël, pasi shtëpia duket shumë e zymtë dhe gati-gati e frikshme, atëherë na lejoni t'ju themi që tani fëmijët kanë një qytet të tërë për vete brenda oborrit të shtëpisë.

Kim Kardashian ka ndërtuar për katër fëmijët e saj një mini qytet në oborrin e pasëm të rezidencës së saj prej 60 milionë dollarësh në Calabasas. Qyteza quhet "Lil Hidden Hills" - një qytet miqësor për fëmijët që përmban një dyqan të KKW Beauty, një kështjellë Lego, një stacion zjarri, një restorant, kafene Starbucks dhe gjithçka tjetër që fëmijëve mund t’u duhet (ose jo).

Fëmijët mund të presin edhe vizitorë për të shijuar një darkë në një restorant të stilit të viteve ‘50 me emrin "West Diner". Mes të tjerash mini qyteti ka një dyqan ushqimesh, dyqan lulesh, ATM për të tërhequr para dhe vila dy katëshe.

Nëse këto nuk janë të mjaftueshme, po ju themi se ekziston edhe një kështjellë ëmbëlsirash rozë. Për t'i dhënë fshatit një ndjenjë realiste, ka edhe ndriçues rrugësh dhe një rrugë kryesore të improvizuar.

Një mori punëtorësh ndërtimi dhe kamionësh u panë të martën në kompleksin e Kim dhe Kanye.

Kim nuk e ka zbuluar ende arsyen prapa këtij projekti, por mund të jetë një dhuratë e veçantë për fëmijët për festat e Pashkëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat