Fisniku i bën dedikimin romantik Fjollës: Gjithmonë në zemrën time, pavarësisht çdo gjëje

Bota e Yjeve

Fisniku i bën dedikimin romantik Fjollës: Gjithmonë në zemrën time, pavarësisht çdo gjëje

Më: 29 mars 2021 Në ora: 07:58
Fjolla Morina

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla u martuan para pak ditësh në një ceremoni të thjeshtë të mbajtur në Maldive. Biznesmeni i bëri një propozim romantik këngëtares në ishujt magjik, ku dhe vendosën t’i thonin po njëri-tjetrit përgjithmonë.

Shpeshherë, biznesmeni i ka bërë asaj dedikime publike, dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi.

Krahas një fotoje që ka publikuar me Fjollën nga Dubai, Syla ka shkruar se do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së tij pavarësisht çdo gjëje.

“Një moment në krahët e mi, përgjithmonë në zemrën time, pa marrë parasysh çfarë!”, është shprehur ai. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Fjolla u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg mbi të cilën rëndon akuza e rëndë për trafikim armësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat