“Për një moment mendova se ishte nusja ime”- Edhe Fero e ngatërron bashkëshorten e tij me këtë modele të famshme

Bota e Yjeve

“Për një moment mendova se ishte nusja ime”- Edhe Fero e ngatërron bashkëshorten e tij me këtë modele të famshme

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:08
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të bukura, e cila tërheq gjithmonë vëmendje me tiparet që e karakterizojnë.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Feron, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditën e djeshme, këngëtari ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram se sa shumë ngjan bukuroshja brune me një nga modelet me famë botërore, siç është Kendall Jenner.

Image

Ai postoi një foto të Jenner, e cila duket identike me Arbenitën.

“Për një moment mendova se ishte nusja ime”, shkroi reperi krahas postimit.

Image

Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në kohën kur supermodelja ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Image

Ata do të mirëpresin në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat