Hailey Bieber kujton incidentin kur Justin u përplas me paparacët që deshën t`i fotografonin pjesët intime asaj

Bota e Yjeve

Hailey Bieber kujton incidentin kur Justin u përplas me paparacët që deshën t`i fotografonin pjesët intime asaj

Më: 12 prill 2021 Në ora: 21:22
Hailey dhe Justin Bieber

Hailey Bieber ka folur rreth një incidenti të ndodhur më parë.

Modelja e njohur pranoi se nuk është mësuar mjaft me kamerat që janë vazhdimisht në fytyrat e saj dhe të burrit të saj Justin Bieber, shkruan ET.

“Paparacët janë një gjë kaq interesante për mua, sepse me të vërtetë nuk e kuptoj dhe ndiej se është një gjë vërtet e çuditshme, pushtuese,” shpjegoi ajo.

“Ajo që unë kuptoj është se njerëzit po përpiqen të kapin veshje dhe të marrin këto fotografi veshjesh, sepse kjo është mirë për njerëzit që krijuan rrobat dhe për stilistët, që unë i kuptoj”.

Sidoqoftë, Hailey vuri në dukje se fotografët shpesh “nuk respektojnë”.

“Po largohesha nga një vend me burrin tim dhe po dilnim nga ky vend dhe kishte si perde në të dy anët e hyrjes, dhe kisha vërejtur që dikush e kishte ngulur kamerën nën perde nga këndi i tokës”, tha ajo.

“Unë isha veshur me një fund me të vërtetë të shkurtër, kështu që kur hipëm në makinë dhe ndihesha në siklet sepse ata mund të kishin fotografuar të brendshmet e mija”.

Incidenti për të cilin Hailey po i referohet ka ndodhur muajin e kaluar, jashtë restorantit West Hollywood dhe sallonit The Nice Guy. Në një video të marrë nga situata, Justin u përball me paparacët dhe i pyet ata nëse i morën fotot në Hailey. Paparaci mohoi të ketë bërë ndonjë fotografi.
Hailey vazhdoi, “Justin u tha paparacëve: A po ia fotografonit fustanin? Dhe ata thanë: Ne kurrë nuk do ta bënim atë, pse do të mendonit kështu?”.

Hailey theksoi se, “Paparacët janë të njohur për marrjen e fotografive të grave që dalin nga makinat e tyre me një fustan apo fund, dhe ka shumë fotografi të ndryshme në internet ku mund të shihni të brendshmet e tyre. Ata e bëjnë atë me qëllim që t`i vënë në siklet”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat