“Ke bërë botox në fytyrë?”- Amarda Toska flet për ndryshimet në pamjen e jashtme dhe zbulon nëse do të rikthehet në televizion

Bota e Yjeve

“Ke bërë botox në fytyrë?”- Amarda Toska flet për ndryshimet në pamjen e jashtme dhe zbulon nëse do të rikthehet në televizion

Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:11
Amarda Toska

Amarda Toska prej disa vitesh nuk është më pjesë e ekranit, por mundohet të jetë aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, moderatorja zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit dhe një ndër to e pyeti nëse ka bërë apo jo ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo të fytyrës! Madje, dhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent”, shkroi Amarda.

Image

“Kur do të të shohim në televizion?”, e pyeti një tjetër dhe Toska u përgjigj: “Televizioni është një dashuri që afrohet dhe largohet herë pas here sipas planeve të tjra në jetë! Do jem pjesë e tij nëse do kem diçka që t’ju kënaq vërtet, jo për të mbushur oraret!”.

Image

Gjatë kësaj periudhë, ajo ka qenë duke u marrë me një projekt të madh, siç edhe vetë ka zbuluar.

“Po e vërtetë, kam mbi gjashtë muaj që po punoj për diçka të re… Jam afër lancimit! Për mua është gjë e madhe, sepse kam analizuar dhe punuar me stafin për çdo element në atë sektor. Shpresoj që kur ta keni në duar do më falënderoni edhe ju! Mezi pres…!”, shkroi ajo.

Image

Mirëpo, një ndjekëse tjetër e pyeti nëse do e falte tradhtinë dhe përgjigja e Amardës ishte shumë e sinqertë.

“S’jam akoma gati ta përpunoj në tru si përgjigje… Nuk besoj!”, shkroi ajo.

Image

Amarda dhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, janë bërë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Image

Moderatorja zbuloi se ka vetëm dy javë diferencë nga aktori i humorit. Ndërsa kur u pyet se kujt i ngjan më shumë Sia, Amarda tha se ende nuk arrijnë ta përcaktojnë këtë gjë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat