“Një ndryshim në situatën time familjare e bëri të pamundur”- Angelina Jolie zbulon arsyen pse u rikthye në aktrim dhe hoqi dorë nga…

Bota e Yjeve

“Një ndryshim në situatën time familjare e bëri të pamundur”- Angelina Jolie zbulon arsyen pse u rikthye në aktrim dhe hoqi dorë nga…

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:09
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka deklaruar së fundmi se është tërhequr nga regjia për t’u rikthyer në aktrim dhe arsyeja lidhet me “një ndryshim në situatën e saj familjare”.

Pasi u bë një nga yjet më të kërkuara të Hollywood-it në vitet 200, ajo nisi të merrej me regji në vitin 2010, por tani ajo ka pranuar se regjia për të është si një “mision i pamundur”, raporton “Daily Mail”.

Edhe pse nuk e specifikoi çfarë kishte ndodhur në familjen e saj, 45-vjeçarja ka qenë e përfshirë në betejë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre pas divorcit.

Image

Dyshja u ndanë pas 10 vitesh që njiheshin dhe pas dy vitesh martesë.

Kur u pyet për vendimin, Angelina tha se regjia megjithatë, është ende një pasion i saji.

“Unë e dua regjinë, por pata një ndryshim në situatën time familjare që nuk më dha mundësinë të merresha me regji për disa vite. Kisha nevojë të punoja më pak dhe të isha për një kohë më të gjatë në shtëpi, prandaj iu riktheva sërish aktrimit. Kjo është e vërteta”,- u shpreh aktorja gjatë një interviste.

Image

Brad dhe Angelina u ndanë në vitin 2016 dhe u divorcuan ligjërisht në 2019-ën, por gjërat mes tyre janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë, sepse aktorja pretendon se është abuzuar nga Brad.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat