Emily Ratajkowski mahnit me fizikun, një muaj pasi u bë nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski mahnit me fizikun, një muaj pasi u bë nënë për herë të parë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:07
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski rreth një muaj  më parë u bë nënë për herë të parë.

Javë më pas, modelja e njohur u pa duke u shëtitur në rrugë me bashkëshortin, ndërsa po mahnit audiencën, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja ditën e djeshme (e enjte) është parë në New York City, derisa vuri në pah stilin unik.

Image

Në veshjen e bukuroshes brune më shumë dominonte ngjyra e zezë, duke ie kombinuar kështu me këpucë të bardha.

Aksesorët assesi nuk munguan në këtë paraqitje të modeles, ndërsa në krah kishte të vendosur një çantë të madhe.

Image

Ratajkowski u pa edhe pa maskë mbrojtëse, pasi raportohet se në Amerikë nuk ka nevojë të mbahet nga personat që janë vaksinuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat