Pasi doli në vendin e dytë në “Festivalin e Këngës 58”, Elvana Gjata ‘injoron’ komentet e Alketa Vejsiut në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Pasi doli në vendin e dytë në “Festivalin e Këngës 58”, Elvana Gjata ‘injoron’ komentet e Alketa Vejsiut në rrjete sociale

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:49
Elvana Gjata

Pas mungesës së gjatë prej disa vitesh, Elvana Gjata u rikthye me një album të ri, të titulluar “Çelu”.

Ndërsa albumi përbëhet nga shtatë këngë, Elvana ka treguar se e preferuara e saj është “Vendi Im”, të cilën Pirro Çako e kishte shkruar para 30 viteve për të atin e ndjerë.

Të gjitha këngët e artistes janë mirëpritur nga albumi dhe urimet për Gjatën kanë qenë të shumta. Elvana u kujdes që të gjithë miqve të saj t’i kthente përgjigje me përjashtim të njërës: Alketa Vejsiut.

Image

Moderatorja i ka komentuar në një nga videot e saj duke kënduar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht.

“Me yll në ballë” dhe “Emocion i vërtetë” ishin komplimentet e Alketës.

Image

Elvana duket se ka hatërmbetje me Alketën që nga “Festivali i Këngës 58”, ku vendin e parë e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”.

Gjata ishte përfolur si fituese e paracaktuar e këtij eventi me këngën “Me Tana” dhe sapo dëgjoi se zuri vendin e dytë, ajo doli menjëherë nga skena duke mos takuar asnjë njeri të pranishëm aty.

Image

Ndonëse Alketa dukej pro këngëtares për t’u shpallur fituese, kjo gjë nuk ndodhi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat