“Ja si është të kesh jetë private të komplikuar”- Rishfaqet në skenë Gugu: Pse ma besoi këngën mua reperi 2 Ton

Bota e Yjeve

“Ja si është të kesh jetë private të komplikuar”- Rishfaqet në skenë Gugu: Pse ma besoi këngën mua reperi 2 Ton

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:21
Merita Haxhia

Quhet Merita Haxhia, por që të gjithë e njohin me emrin Gugu. 27-vjeçarja nga Lezha është rikthyer pas një periudhe pauze me një projekt të ri muzikor, të titulluar ‘Ani Ani’ një prodhim i reperit 2 Ton.

Për pritshmëritë për ta shndërruar në hit jetën që e pret në fluturim nga një shtet në tjetrin dhe ftesat për mbrëmje live pas pandemisë, Gugu i rrëfen në këtë intervistë për ‘Panorama Plus’, bashkë me një set fotosh.

Ku kishte humbur Gugu?

Gugu: Për shkak të pandemisë edhe unë si të gjithë artistët e tjerë kam pasur një farë shkëputje për shkak të rregullave të reja anti-Covid. Kam qenë në Shqipëri dhe jam marrë me disa punë të miat personale e sete fotosh artistike.

Rikthehesh me një klip të titulluar ‘Ani Ani’. Kujt i drejtohesh me këtë këngë?

Gugu: Po, projekti im më i fundit, i cili është pritur shumë mirë në fakt dhe jam habitur nga impakti. Për këngën është kujdesur 2 Ton dhe e falenderoj për punën e përkryer që ka bërë dhe përkushtimin maksimal. Për sa i përket titullit, s’është se i drejtohem dikujt, nuk është personale, por flet për faktin se nuk pendohem për asgjë sepse një jetë kemi.

Në konceptin tënd çfarë komponentësh i duhen një kënge për t’u konsideruar ‘kryevepër’?

Gugu: Mendoj se elementi kryesor që të çon drejt krijimit të në kryevepre është inspirimi dhe ngacmimi që i bën shpirtit,një person apo dukuri e veçantë.

Në fakt, prej vitesh, emri yt është lakuar gjithnjë si një prej vajzave më seksi ne vend. Ti si e percepton të bukurën?

Gugu: Besoj se kemi arritur në një kohë kur bukuria s’është më pika më e fortë e femrës, e ndoshta do të mbetet përherë bonus. Duhet të kesh vlera të tjera për t’i mbijetuar tregut!

Po për zhveshjen në muzikë ç’mendon?

Gugu: Mendoj se zhveshja duhet, por me karar çdo gjë sigurisht.

A i druhet Gugu konkurrencës, po kritikës?

Gugu: Të dyja të ndihmojnë të rritesh, deri në limitin që s’të bëjnë keq ty si njeri, pra, që s’të cenojnë. Janë të nevojshme për çdo person në art.

Po jeta private si po shkon?

Gugu: No comment, e komplikuar mund të them dhe asgjë më shumë!

Ka klipe të tjera në planet e tua?

Gugu: Ndërkohë jam duke u përgatitur edhe për dy klipe të reja, të cilat do të publikohen së shpejti dhe pse jo për një album. Mendoj se ka ardhur çasti i duhur. Ndërkohë këtë verë do të jem në mbrëmje live në diasporë për të argëtuar dashamirësit e mi.

Jashtë Shqipërisë ku ndihesh si në vendin tënd?

Gugu: Gjithandej ndihem mirë, por në Kosovë e Maqedoni jam vetvetja.

Je natyrë mirënjohëse dhe kujt ia di për nder për çdo gjë që ke arritur në jetë?

Gugu: Mirënjohja e parë është ndaj Zotit dhe familjes sime. Miqtë janë gjithashtu një super mbështetje për mua!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat