Dua Lipa gati të kryesojë top listat amerikane me këngën “Levitating”

Bota e Yjeve

Dua Lipa gati të kryesojë top listat amerikane me këngën “Levitating”

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:26
Dua Lipa

Dua Lipa është shumë pranë që të marrë pozitën e parë në top listat amerikane me këngën e saj “Levitating”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Kosova përmes llogarive të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen duke u kërkuar që të vazhdojnë të dëgjojnë këngën e saj.

“Nuk mund të besoj se jemi kaq afër që të jemi #1 në SHBA me këngën “Levitating”. Faleminderit shumë të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Vazhdoni ta dëgjoni dhe shikoni klipin”, ka shkruar Dua në Facebook, ndërkohë që postimit i ka bashkëngjitur edhe një video ku falënderon fansat për këtë.

Kujtojmë se Dua Lipa ka shënuar një sukses tjetër këtë javë në “Brit Awards”, duke rrëmbyer dy çmime muzikore, atë për “Këngëtaren më të mirë britanike” dhe “Albumin e vitit” për albumin “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 25-vjeçare është bërë këtë vit artistja e vetme e cila ka arritur të marrë dy trofe të “Brit Awards”.

Këtë vit, Dua kishte triumfuar edhe në “Grammy” duke fituar edhe në këtë ngjarje të madhe një çmim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat