Uroi festën me foto provokuese, Era Istrefi pendohet dhe i fshin ato

Bota e Yjeve

Uroi festën me foto provokuese, Era Istrefi pendohet dhe i fshin ato

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:51
Era Istrefi

Këngëtarja Era Istrefi si shumë prej të famshmëve të tjerë, shfrytëzoi rrjetet sociale për të uruar festën e Fitër Bajramit.

Artistja postoi një kolazh fotografish, ku në disa prej tyre ishte bashkë me Norën, vëllanë e tyre dhe Reneenë.

Në njërën prej fotove, ajo fokusoi këmbët seksi teksa ishte veshur me pantallona të shkurtër, xhaketë e shami në kokë.

“Urime bajrami”, ishte mbishkrimi që Era ua la fotove, por u pendua shpejt dhe i fshiu ato nga Instagrami.

Artistja ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, teksa ka preferuar që të jetë edhe më e tërhequr nga jeta publike.

Fansat presin me padurim publikimin e këngëve që i kishte paralajmëruar kohë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat