Gjeniu i muzikës italiane, Franco Battiato, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

Bota e Yjeve

Gjeniu i muzikës italiane, Franco Battiato, ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:31
Franco Battiato

Kantautori i njohur italian, Franco Battiato, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 76-vjeçare.

Ai kishte kohë që ishte i sëmurë, derisa mbylli sytë përgjithmonë në rezidencën e tij në Milo, raporton “La Reppublica”.

Battiato lindi në Jonia më 23 mars të vitit 1945. Lajmin e trishtë e konfirmoi familja e tij, e cila bëri të ditur se varrimi do të mbahet në një formë rreptësisht private.

Image

Në karrierën e tij të gjatë, Franco krijoi këngë të paharrueshme si “La Cura”, “Centro di gravita permanente”, “Voglio vederti danzare”.

Këngëtari kaloi në zhanre të ndryshme gjatë krijimtarisë së tij, duke eksperimentuar edhe me elektronikën. Battiato ka drejtuar gjithashtu edhe disa filma përfshirë “Perdutoamor” dhe “Musikante”, që u prezantuan në “Festivalin e Filmit në Venecia”.

Image

Këngët e tij unike, teksti i të cilave përmbante referenca filozofike, fetare dhe kulturore, i dha atij pseudonimin  Il Maestro  në skenën muzikore italiane.

Gjatë dekadave ai bashkëpunoi me disa muzikantë italianë dhe ndërkombëtarë dhe këngëtarë të estradës, veçanërisht me këngëtaren italiane Alice me të cilën Battiato përfaqësoi Italinë në garën e këngës “Eurovision 1984” me këngën “I treni di Tozeur”.

Image

Kohët e fundit  kryevepra e tij  La voce del padrone u ribotua përpara 40 vjetorit të albumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat