E bullizojnë për linjat trupore, Xhesika Polo i përgjigjet publikisht kështu komentueses: Mjerë fëmijët që…

Bota e Yjeve

E bullizojnë për linjat trupore, Xhesika Polo i përgjigjet publikisht kështu komentueses: Mjerë fëmijët që…

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:21
Xhesika Polo

Rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë ku njerëz të ndryshëm mund të shprehin lirshëm mendimin e tyre ndaj postimeve të ndryshme.

Mirëpo, komentet apo mesazhet jo gjithmonë janë pozitive.

Së fundmi, Xhesika Polo është ka marrë në “inbox” një mesazh aspak të këndshëm, të cilin vendosi ta ndajë me të gjithë publikisht me qëllim ndërgjegjësimin e çdokujt për format trupore që ka.

“Pa qenë lopë, s’del njeriu në këtë gjendje… apo të duket trupi seksi? Më erdhi keq të të shkruaja në publik, po të shkruaj në privat”, është mesazhi që këngëtarja ka marrë.

Pasi e ka parë këtë mesazh bullizues, artistja vendosi të reagojë publikisht duke shkruar:

Image

“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen ‘turpërimin’.

INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”, shkruan Xhesika Polo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat