Tayna mahnit ndjekësit me pozat e reja e veshur plot stil

Bota e Yjeve

Tayna mahnit ndjekësit me pozat e reja e veshur plot stil

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:56
Tayna

Rep-artistja e njohur, Tayna, është tejet aktive me prurjet e reja muzikore.

Ajo përmes rrjeteve sociale mundohet të qëndrojë afër fansave të saj, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Në disa postime të fundit në Instagram, Tayna është parë duke u përgatitur për klipin e ri të një projekti.

Ajo zgjodhi që gjatë ditës së sotme (e shtunë) të mahnit ndjekësit, përmes disa imazheve ku shihet me plot stil.

Me këtë rast bukuroshja brune vuri në pah tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Nuk i dihet ende për ndonjë informacion shtesë të këngës së saj, por që paraqitjet e saj janë mjaft të pëlqyeshme.

“Ti harro” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Azet. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat