Meghan Markle jep intervistën e parë pas “Oprah”, zbulon dhuratën për Harry-n në ditën e baballarëve

Bota e Yjeve

Meghan Markle jep intervistën e parë pas “Oprah”, zbulon dhuratën për Harry-n në ditën e baballarëve

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 07:27
Meghan Marke

Meghan Marke ka dhënë intervistën e saj të parë që prej herës së fundit kur u intervista nga Oprah.

Dukesha dha një intervistë për “NPR Weekend Edition”, ku foli për librin e saj “The Bench”, që është inspiruar nga një poemë që ajo i shkoi bashkëshortin princit Harry.

Gjatë intervistës, Meghan tregoi se i bëri Harry-t dhuratë një stol, si një vend ku ai të mund të qëndronte me djalin e tyre, prandaj dhe libri mban titullin “The Bench”.

Meghan e përshkroi librin si një histori dashurie.

“Ndonjëherë mendoj, sidomos gjatë vitit që shkoi, se shumë gjëra ndodhin në qetësi. Kur shihja bashkëshortin tim duke mbajtur në krahë djalin, duke e vënë në gjumë…këto janë gjëra që i kam futur në poemë. Rritesh me dikë dhe krijon një lidhje të thellë, që ndonjeherë shkon mirë e ndonjëherë keq. Çdo fëmijë ose çdo familje mund ta lexojë këtë libër dhe të gjejë veten, në çfarëdo lloj origjine apo feje. Shpresoj që njerëzit ta shikojnë këtë si një histori dashurie që përçon historinë e familjes sime”, tha Meghan.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat