Justin Timberlake publikon për herë të parë foton e djalit të tij të vogël

Bota e Yjeve

Justin Timberlake publikon për herë të parë foton e djalit të tij të vogël

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:37
Justin Timberlake

Çifti i njohur, Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë shumë diskret kur bëhet fjalë për jetën e tyre private. Mirëpo, këngëtari ka thyer për herë të parë heshtjen dhe ka ndarë një foto të djalit të tij, Phineas në rrjete sociale me rastin e Ditës së Baballarëve.

Sakaq, Justin ka zbuluar edhe disa detaje se si duket jeta e tij me djemtë, Silas dhe Phineas.

“Të jesh baba është më mirë seç mund ta imagjinoja. Mirënjohëse për baballarët e mi dhe gjyshërit e mi, që më kanë udhëhequr në këtë rrugë, duke sakrifikuar për mua për të jetuar ëndrrat e mia dhe për të mësuar mua se jeta e vërtetë ndodh në gjithë momentet e vogla. Gëzuar ditën e baballarëve për të gjithë baballarët”, ka shkruar Justin përkrah postimit të tij në Instagram.

Image
Image

Ndërkohë ai është kujdesur që në asnjë prej fotove të mos e zbulojë portretin e djemve të tij, duke ruajtur në maksimum privatësinë e tyre. Kjo ka zgjuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, të cilët kanë kërkuar përmes komenteve të shohin vogëlushët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat