Dasmë në muajin gusht? Diletta Leotta udhëton drejt Turqisë me Can Yaman për të takuar familjen e aktorit turk

Bota e Yjeve

Dasmë në muajin gusht? Diletta Leotta udhëton drejt Turqisë me Can Yaman për të takuar familjen e aktorit turk

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 12:46
Diletta Leotta dhe Can Yaman

Gjesti i fundit i prezantueses së “DAZN”, Diletta Leotta për partnerin e saj, Can Yaman, nuk kaloi pa u vënë re dhe gjithashtu i gëzoi shumë fansat.

Historia e dashurisë filloi me një mesazh në Instagram. Më vonë, të dy u takuan në një hotel në Romë, ku u panë së bashku për herë të parë, shkruan “Albaëaba”.

Më pas, çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre kur postuan foto në Instagram-in e njëri-tjetrit.

Image

Sot, gjashtë muaj pas takimit të parë, Diletta ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm. Ajo fluturoi drejt Turqisë për të takuar prindërit e Can Yaman, raporton revista italiane, “CheDonna”.

Dyshja fluturuan në Stamboll, Turqi, për të takuar familjen e aktorit 31-vjeçar. Një gjest i rëndësishëm që, në fakt, e bën marrëdhënien edhe më serioze se kurrë më parë. Gjatë muajve të fundit Can ka njohur prindërit dhe vëllain e madh të gazetares italiane.

Image

Për momentin, nuk ka detaje të mëtejshme ose fotografi të këtij udhëtimi.

Kohët e fundit, lart e poshtë thuhej se midis nënës së Can Yaman , Güldem Yaman dhe Diletta Leotta, ka pasur një debat.

Thashethemet kurrë nuk u komentuan ose mohuan. Por ka mundësi që me këtë udhëtim prezantuesja dëshiron të zhdukë të gjitha dyshimet që kanë fansat e çiftit.

Shkurtin e kaluar, gazeta turke “Takvim” ka raportuar se Can Yaman dhe Diletta Leotta po planifikojnë të bëjnë dasmë në Siçili, Itali, me një kosto prej 600,000 euro.

Image

Revista shtoi se vendi ku do të organizohet dasma do të jetë Noto Bassi di Palazzo Nicolaci (Pallati Nicolaci) dhe ata do të ftojnë 300 persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat