Nëse doni të bëni foto nudo si Chiara Ferragni, mund të shtoni këtë detaj “të pafajshëm”

Bota e Yjeve

Nëse doni të bëni foto nudo si Chiara Ferragni, mund të shtoni këtë detaj “të pafajshëm”

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:23
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni nga mëngjesi në darkë na tregon gjithçka mbi jetën e saj e të familjës së saj. Si u zgjua, ç’po ha, ku po shkon, si është veshur e kë po takon. Fundja në këtë mënyrë ka arritur të jetë influencuesja më e pasur në Itali.

E nëse mendonit se i keni parë të gjitha nga Chiara prisni se ka akoma.

Blogerja ka dalë sot lakuriq në postimin e fundit, në foton e shkrepur me siguri nga bashkëshorti.

Image

Chiara shfaqet duke bërë një dush teksa është fotografuar siç e ka bërë nëna natyrë. Sigurisht për të mbuluar pjesët intime, ajo ka vendosur një emoji  pjeshke, por kjo nuk i ka penguar komentet kritikuese të tipit: “Po ti je mami, çfarë je duke bërë?”

Ndërkohë shumë ndjekës kanë komentuar se Chiara ndihet e rrezikuar nga Khaby i cili i ka marrë vendin e parë në Instagram dhe tani ajo po mundohet të përdorë çdo “armë”, qoftë edhe duke dalë nudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat