BET Awards 2021: Zendaya shfaqet me fustanin që Beyonce veshi 18 vjet më parë

Bota e Yjeve

BET Awards 2021: Zendaya shfaqet me fustanin që Beyonce veshi 18 vjet më parë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 07:10
Zendaya

Zendaya nuk kishte si të zhgënjente me pamjen e saj në BET Awards. Të gjithë mezi prisnin të shikonin veshjen e aktores, e cila nuk gabon kurrë. Mirëpo, kësaj radhe shkoi përtej pritshmërive.

Zendaya u shfaq mbrëmjen e kaluar në BET Awards e veshur me një fustan të vjetër nga Versace, duke nderuar veshjen që Beyoncé zgjodhi në ceremoninë e vitit 2003.

Ndërsa versioni i Beyonce-s ishte një fustan të shkurtër me pala, versionii i Zendaya-s ishte i gjatë me një çarje të guximshme në këmbë.

Stilisti dhe arkitekti i imazhit që punon prej një kohë të gjatë me Zendaya-n, Law Roach, gërmoi në arkiva për këtë fustan nga koleksioni i Versace-s Pranverë / Verë 2003. Ai e zbuloi veshjen në Instagram mbrëmjen e kaluar me një video të Zendaya-s dhe në sfond këngën e Bey, “Crazy in Love”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat