E akuzoi se nuk është burrë, Princ Mile i kthehet keq Aristela Lekës: Të të vijë turp që…

Bota e Yjeve

E akuzoi se nuk është burrë, Princ Mile i kthehet keq Aristela Lekës: Të të vijë turp që…

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:28
Princ Mile

Pak ditë më parë, Aristela Leka, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, bëri një deklaratë për djemtë e programit të dashurisë.

“Çunat aty dukeshin nga larg si burra, por nga afër nuk ishin burra. Ata për veten e tyre janë ndjerë burra, por për mua s’janë. Një burrë në syrin tim është një person që i del për zot vetes, është një person që thotë që jam dikushi, por në fakt s’është askushi, është një person që e mban fjalën që thotë dhe është një person që e ka atë komunikimin me mua. Asnjë nga ata nuk ishte për mua”,- u shpreh Aristela gjatë intervistës në “ABC e pasdites”.

Ditën e djeshme, në emision ishte i ftuar Princ Mile, i cili u përball me Aristelën në studio pasi deklarata e saj nuk i ka pëlqyer aspak.

Image

“Unë kam qenë në punë, ndërkohë që Aristela ishte në intervistë dhe më kanë marrë pjesëtarë të familjes më kanë thënë të kujtohet një shoqe që ke bërë shumë dhe vazhdon flet keq për ty.

Nuk është hera e parë që e diskuton çështjen e burrërisë, ta kam dëgjuar njëherë, dy herë, edhe prandaj jam sot këtu që ta mbyllim njëherë e përgjithmonë”,- tha Princi.

Ish-konkurrenti tha se e gjithë kjo bëhet për vëmendje dhe për ndjekës në rrjete sociale, por këto gjëra sipas tij duhet t’i bëjë në vende të tjera.

Image

Ndërkohë, Princi tha gjithashtu se Aristela duhet të ndjejë turp për faktin që ka qeshur kur të tjerët e kanë akuzuar atë si homoseksual. Në lidhje me këtë, Leka tha:

“Unë thashë për të gjithë që nuk janë burra, nuk e thashë Princi nuk ishte burrë apo duket si burrë po nuk ishte. Thashë për të gjithë çunat që kam dalë unë të paktën. E kam specifikuar, kam thënë që unë flas për pjesën e karakterit dhe konceptit që unë kam. Unë nuk po vë në dyshim, as preferencat seksuale të dikujt”.

Image

Princi u shpreh shumë i indinjuar dhe i ofenduar nga ish-konkurrentja edhe për faktin se ajo e ka tallur.

Gjatë një puntate, Aristela është shprehur se do të marrë një qen dhe do ta quajë Princ dhe kjo atij nuk i ka pëlqyer aspak duke pasur parasysh faktin që ai është shumë i dhënë pas kafshëve, pasi merret me veterinari.

Image

Megjithatë, në fund Aristela u detyrua t’i kërkonte falje Miles, sepse ai tha se ishte ndjerë i ofenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat