Vajza e Julia Roberts bën daljen e parë në tapet të kuq

Bota e Yjeve

Vajza e Julia Roberts bën daljen e parë në tapet të kuq

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:32
Hazel dhe Daniel Moder

Hazel Moder, vajza e Julia Roberts ka bërë daljen e parë publike në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Ajo ishte përkrah babait të saj kineast. Dhe ia mori gjithë vëmendjen.

Përveç ngjashmërisë me babain e saj Daniel, njerëzve u ka rënë në sy thjeshtësia e tejskajshme e Hazel.

Image
Hazel dhe Daniel Moder

16-vjeçarja ka veshur një fustan të verdhë, vintage, të gjerë, të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kopsa.

Pa make up, mbase me shumë pak rimel dhe flokët e kapur bisht pa ndihmën e asnjë parukiereje.

Image
Hazel dhe Daniel Moder

“Më në fund një 16-vjeçare pa makeup e që duket fëmijë, ashtu siç është”, shkruajnë komentuesit kudo ku fotot e saj po publikohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat