Çmenduria e radhës e Lady Gaga-s, gati për Rekordet Botërore ‘Guinness’

Bota e Yjeve

Çmenduria e radhës e Lady Gaga-s, gati për Rekordet Botërore ‘Guinness’

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 07:10
Lady Gaga

Përshëndetje, Rekordet Botërore Guinness! Kam një sugjerim për të shtuar në librin tuaj të ardhshëm edhe një çmim: Lady Gaga me titullin “Kyçi i këmbës më i fortë në botë”.

Këngëtarja, aktorja dhe ikona e modës e ka përdorur këtë verë si fushatë jozyrtare, e veshur me një palë çizme të bardha, me platformë të pasigurt, aq të të larta saqë vërtetojnë se kyçet e këmbëve të saj mund të jenë prej çeliku.

Në fakt, ‘Mother Monster’ ka pasur gjithmonë këpucë të larta për vite me radhë – i mbani mend këpucët e mbuluara me mish nga MTV VMA, që ende jetojnë në kujtesë gati 11 vjet më vonë? Por duket se javët e fundit ajo ka ringjallur përkushtimin ndaj këpucëve gjigante. Dhe është mjaft e vështirë t'i injorosh.

Ditë pas dite, Gaga ecën në Big Apple me energjinë e saj dhe të gjithë i lë gojëhapur kur ecën pa probleme mbi grilat e metrosë, çarjet e trotuareve apo edhe mbi shkallë pa e ulur kokën poshtë.

Gaga, kryesisht ka veshur këpucë të larta me platforma dhe taka që variojnë nga 8 në 9 cm nga marka ‘Pleaser’.

Takat e yllit të famshëm janë me një larmi ngjyrash, duke përfshirë që nga ngjyra bezhë, e zezë dhe e bardhë. Për kombinimet, më mirë të mos ndalemi, pasi ju e dini që Gaga i stilon me gjithçka, nga pantallonat e shkurtra deri tek fustanet e stërmadha, qa ngjajnë me mbulesën e tavolinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat