Ka bërë ndërhyrje në gjoks? Britney Spears zbulon arsyen pse publikon foto topless dhe i përgjigjet pyetjeve rreth shtatzënisë

Bota e Yjeve

Ka bërë ndërhyrje në gjoks? Britney Spears zbulon arsyen pse publikon foto topless dhe i përgjigjet pyetjeve rreth shtatzënisë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:41
Britney Spears

Britney Spears ka publikuar një seri fotosh të reja topless me anë të të cilave tregon se “nuk është shtatzënë” dhe “nuk ka asnjë ndërhyrje në gjoks”.

Postimi i fundit i yllit të pop-it në Instagram, i cili përfshin një mesazh të gjatë për fansat e saj, vjen pak javë pas fotove të tjera që e tregonin atë duke mbuluar gjoksin me duar, shkruan “The Sun”.

Këngëtarja 39-vjeçare iu përgjigj të gjithë atyre që dyshonin se ajo kishte rritur madhësinë e gjoksit: “Jo njerëz … Unë nuk kam bërë ndërhyrje në gjoks brenda një jave.”

Image

“As nuk jam shtatzënë,” shtoi ajo për të gjithë ata që e pyesnin nëse së bashku me të dashurin e saj, Sam Asghari, do të bëhen prindër.

Ajo vazhdoi duke shkruar: “Kam gjoks në këto fotografi, sepse kam ngrënë ushqim!!!! Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim … Unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës sime!!!!

Sipas mendimit tim është shumë i keq reagimi i menjëhershëm kur çdo grua është seksi… jo … Unë nuk po flas në një klub striptizmi apo në një shfaqje…

Image

Gjithsesi vë bast që po pyesni veten pse do ta ekspozoja trupin tani … mirë, sepse kam lindur lakuriq në këtë botë dhe sinqerisht ndiej se pesha mbi shpatullat e mia më ka bërë ta shikoj veten në atë mënyrë!!!!

Unë doja ta shihja veten në një mënyrë më të lehtë … lakuriq … sipas mënyrës si kam lindur dhe kur i shoh fotografitë e shkrepura më pas, është një çmenduri. Psikologjia e të parit veten në formën time më të pastër dëshmon se dhimbja… lëndimi… lotët… dhe barra të rënda, nuk janë unë.”

Image

Këngëtarja deklaroi me krenari: “Unë jam një grua…. një grua e bukur… e ndjeshme që ka nevojë të shikojë veten në formën më të pastër !!! Jo … Unë nuk do të bëj fotografi topless për pjesën tjetër të jetës sime, sepse do të bëheshin të mërzitshme”.

Image

Babai i këngëtares, James Spears, deklaroi para disa ditësh në gjykatë se është i gatshëm të japë dorëheqjen si kujdestar i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat