Bebe Rexha jep përgjigjen më shqiptare të mundshme

Bota e Yjeve

Bebe Rexha jep përgjigjen më shqiptare të mundshme

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:40
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka improvizuar një bisedë në ‘Tik Tok’ duke marrë shkas nga çfarë pyetjesh do i bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.

Ajo shprehet se si 17 vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare dhe përgjigja është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”.

Për herë të parë Bebe Rexha, aq hermetike sa është preku dhe temën e dashurisë.

Image

“Unë e di që tani kemi menduar se do të isha martuar. Por rëndësi ka që gjeta dikë që më do dhe e dua”, thotë më tej artistja, e cila është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari.

Me pak fjalë Bebe është e lumtur me jetën e saj dhe kontributin e madh në muzikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat