U fejua në fshehtësi të plotë, Greta Koçi na tregoi “me stil” unazën e propozimit

Bota e Yjeve

U fejua në fshehtësi të plotë, Greta Koçi na tregoi “me stil” unazën e propozimit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:52
Greta Koçi

Greta Koçi ka kohë që po qëndron larg vëmendjes mediatike. Ajo nuk ka preferuar të japë detaje për jetën e saj private dhe lajmet për të janë shumë të rralla. Mirëpo së fundmi është mësuar se Greta ka gjetur dashurinë dhe madje e ka zyrtarizuar.

Këngëtarja ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.

Së fundmi, ajo na ka treguar “me stil” unazën e fejesës, teksa filmonte veten në natyrë. Sigurisht, sytë ishin të gjithë tek unaza e saj, e cila në njëfarë mënyre konfirmoi këto lajme.

Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat