24-vjeçarja shpenzoi mijëra dollarë për të zvogëluar gjoksin, por ja çfarë i ndodhi pas nëntë muajsh

Bota e Yjeve

24-vjeçarja shpenzoi mijëra dollarë për të zvogëluar gjoksin, por ja çfarë i ndodhi pas nëntë muajsh

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:33
Bethanie Lyon

Një këngëtare u trondit kur gjoksi i saj u rrit përsëri vetëm shtatë muaj pasi shpenzoi mijëra paund për ta zvogëluar atë.

Bethanie Lyon, 24 vjeç, nga Los Anxhelos, Kaliforni, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale prej 7,000 paundësh (10,000 dollarë) pasi ishte lodhur me gjoksin e saj, që kishte madhësi E, shkruan “The Sun”.

Pas vitesh të tëra duke luftuar me dhimbjet e shpinës, njerëzit që shikonin gjoksin dhe rrobat që nuk i bënin, ajo ajo vendosi ta zvogëlojë gjoksin deri në masën C.

Por brenda tre muajve pas operacionit, në korrik të vitit 2019, ajo filloi të haste sërish probleme me rrobat. Nëntë muaj pas operacionit, gjoksi i Bethanie ishte kthyer pothuajse në të njëjtën madhësi si më parë.

Ajo tha: “Ishte shkatërruese. Pasi kisha kaluar kaq shumë dhimbje, ishte vërtet e vështirë të pajtohesha me faktin se gjoksi im ishte sërish si më parë. Gjithmonë kam qenë në siklet për shkak të madhësisë së tyre. Njerëzit komentonin vazhdimisht dhe dukej se kjo ishte gjithçka që ata shihnin tek unë.”

Gjoksi e kishte vështirësuar edhe karrierën e saj, pasi kërcimi në skenë ishte shumë i lodhshëm për të.

Pas procedurës, Bethanie ishte shumë e lumtur me gjoksin e madhësisë 34C (madhësia në Britani të Madhe dhe SHBA).

Bethanie tregoi: “Kirurgu im më tha se duhet të jem shumë e kujdesshme. Ata duhej të më jepnin ilaçe shtesë vetëm për të qenë në gjendje të ecja, të ulesha dhe të ngrihesha në këmbë.Unë qaja çdo herë që më duhej të ngrihesha nga divani javën e parë, sepse kisha shumë dhimbje. Më dukej sikur lëkura ime po copëtohej.”

Ajo tha: “E vura re në tetor të vitit 2019, tre muaj pas operacioni, se zvogëlimi i gjoksit mund të mos ishte i përhershëm. Me kalimin e muajve, ata thjesht u bënë gjithnjë e më të mëdhenj derisa, pas afërsisht nëntë muajsh, ata u kthyen në madhësinë e mëparshme … ndoshta një madhësi kupe më e vogël.”

Ajo beson se gjoksi iu rrit përsëri, sepse ka një tiroide joaktive (hipotiroidizëm), për të cilën merr ilaçe.

Gjëndra tiroide prodhon hormone që kanë një efekt në të gjithë trupin, përfshirë peshën, metabolizmin dhe sistemin riprodhues. Indet e gjirit dhe rritja e përgjithshme e trupit ndikohen kryesisht nga hormonet.

Përveç kësaj, procedura e zvogëlimit të gjirit heq një pjesë të indeve të gjëndrave, por pjesa e mbetur mund të zmadhohet pas operacionit për shkak të shtatzënisë, ushqyerjes me gji, ilaçeve ose ndryshimeve të tjera hormonale.

Dy vjet nga operacioni, Bethanie thotë se ka mësuar ta pranojë trupin e saj ashtu siç është.

Ajo tha: “Vendosa të përqëndrohem tek këndimi tani më shumë sesa tek kërcimi, sepse gjoksi u rrit përsëri dhe, sinqerisht, kjo mund të jetë gjëja e mirë që ka ardhur nga ky proces.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat