Martohen dy aktorët e serialit “Hercai”, dalin pamjet nga dasma

Bota e Yjeve

Martohen dy aktorët e serialit “Hercai”, dalin pamjet nga dasma

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:52
Pamje nga dasma e Oya Unustasit dhe Ahmet Tansu Tasanlarit

Oya Unustasi dhe Ahmet Tansu Tasanlar, dy aktorët që luajnë rolet e Gonyl dhe Azat në serialin “Hercai” i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti u martua me një dasmë mes miqve dhe të afërmve mbrëmjen e djeshme.

Engin Akyurek dhe Toygar Isikli ishin dëshmitarë në dasmën e çiftit.

Oya dhe Ahmet e nisën mbrëmjen me një kërcim teksa të ftuarit ndanë shumë foto e video nga dasma.

Aktorja preferoi të zgjidhte një fustan sirenë për dasmën e saj ndërsa Ahmet xhaketë të bardhë e pantallona të zeza.

Mes të ftuarve nuk mungoi as aktorja kryesore e serialit Ebru Sahin, e cila luan rolin e Rejanit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat