U shfaq krejtësisht në të zeza, por çfarë fshihej poshtë maskës së Kim-it?

Bota e Yjeve

U shfaq krejtësisht në të zeza, por çfarë fshihej poshtë maskës së Kim-it?

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:56
Kim Kardashian

Edhe ata që nuk panë asgjë nga Met Gala e 2021-it, me siguri nuk e kanë humbur Kim-in dhe veshjen e saj për eventin e famshëm të modës. 

Si gjithmonë, ylli i Instagramit e kishte marrë seriozisht, por ndryshe nga herët e tjera kësaj here njerëzve iu duhej kohë për ta hequr mendjen nga ç'panë. Një njeri të veshur me të zeza nga koka tek këmbët dhe mbi të gjitha të mbuluar me maskë. 

Përtej misterit, sekreteve dhe çdo mesazh tjetër që donte të përcillte, Kim bëri kureshtarë gjithë botën sesi dukej ajo poshtë asaj veshje. Imagjinata na çon drejt një fytyre të djerësitur që mezi ngopet me frymë dhe që i janë prishur flokët nga lagështira, por sigurisht që jo. Bëhet fjalë për Kim Kardashian a.k.a mjeshtren e grimit perfekt dhe ja ku është! 

Artisti i make up-it,  Mario Dedivanovic postoi disa foto në llogarinë e tij dhe ndër të tjera na tregoi si dukej Kim poshtë maskës së frikshme. 

Nuk e dimë sa ka rezistuar të duket kështu gjer në fund, por duke njohur Kim s'kemi dyshim që përdorur fiksues make up-i si kurrë më parë.

Ç'donte të thoshte Kim përmes asaj veshjeje? 

"Vendin e saj në botën e modës. Pa logo, pa fytyrë, por të gjithë e dinë që është ajo. Kanye i dha kurajon duke e shtyrë drejt kreativitetit dhe imagjinatës së njerëzve përmes artit. Eshtë simbol vetëbesimi!"- shprehet një burim për People.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat